THACI_DACICKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç takohen sot në Bruksel në një tjetër raund negociatash. Temë kryesore e diskutimesh do të jetë Bashkësia e Komunave serbe në veri të Kosovës.

Çështje e rëndësishme e diskutimeve pritet të jetë ajo e gjyqësorit. Kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve edhe në takimin e 27 Janarit, por që përfundoi pa marrëveshje.

Pala serbe nuk pranon propozimin e Prishtinës që në komunat serbe të jenë në juridiksionin e Gjykatës së Mitrovicës. Serbët kërkojnë një gjykatë të veçantë për veriun e Mitrovicës.