Të paktën një person ka vdekur dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, pasi teni ka dalë nga shinat.

Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit belg të Leuven, 25 kilometra larg kryeqytetit. Pas aksidentit, udhëtimet me tren janë pezulluar përkohësisht.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Ky është aksidenti i dytë hekurudhor në Belgjikë në më pak se 1 vit. Qershorin e kaluar 2 trena u përplasën pranë qytetit të Liezhit, duke lënë 3 viktima dhe rreth 10 të plagosur. /tvklan.al