Raportuesi i Parlamentit Evropain për Maqedoninë, Ivo Vajgl nuk përjashton vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që po pengojnë procesin e zgjidhjes së krizës në Maqedoni.

Veprimet destruktive do të sanksionohen pavarësisht se bëhet fjalë për parti politike apo individë, theksoi eurodeputeti slloven.

Nëse kriza nuk zgjidhet, do të hapim debat në Parlamentin Evropian për të vërtetuar se çka do të ndërmerret ndaj Maqedonisë dhe politikës së saj. Nuk do të votohet raporti i progresit dhe kjo nënkupton si vërejte apo një lloj sanksioni. Është e qartë se BE ka edhe instrumente tjera, përfshirë edhe ato financiare. Nëse kriza vazhdon, do të bisedojmë edhe për hapa të tjerë

”, theksoi Vajgl. (INA)