Simboli i Brukselit “Manneken-Pis” është veshur për herë të dytë me kostumin tradicional shqiptar me rastin e festës kombëtare të flamurit. Autoritetet e Brukselit janë tashmë gjithnjë e më të ndërgjegjësuar për rolin konstruktiv që luan komuniteti shqiptar në Belgjikë.

Phillipe Close, anëtar i Këshillit Bashkiak të Brukselit për turizmi:

Është një moment i veçantë, pasi është hera e dytë që ne e veshim Manneken-Pis me kostumin tradicional shqiptar 

Suela Janina, ambasadorja e Shqipërinë pranë BE-së:

Kostumi tradicional shqiptar që ambasada e Shqipërisë ia bëri dhuratë muzeut të Brukselit nuk mbetet vetëm më muze, por do të qëndrojë dy ditë në sheshin e Brukselit, që të shihet nga të gjithë vizitorët.

Komuniteti shqiptar në Belgjikë shënon rreth 60 mijë emigrant, të cilët kanë edhe deputetin e tyre në Parlament.

Ahmet Gjanaj:

Këtë vit, ne kremtojmë 60-vjetorin e prezencës së shqiptarëve në Belgjikë, të cilët kanë ardhur mbërritur me valë të njëpasnjëshme dhe përbëjnë sot një komunitet prej 60.000 personash, ngaku 20.000 janë në Bruksel. Familje të tëra që kanë vuajtur nga konfliktet, diskriminimi dhe nga regjime të ashpra në rajonin e Ballkanit dhe që gjenden këtu në Belgjikë, ku gëzojnë vlerat demokratike të këtij vendi,kontribuojnë për këto vlera, por ruajnë gjithashtu me pasion traditat e tyre.

Me rastin e festës kombëtare të flamurit u organizua edhe një ceremoni e veçantë nga ambasada e Shqipërisë në Bruksel, ku morën pjesë personalitete belge dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Europian dhe NATO-s./ TV KLAN