Bruschette-capresePërbërësit për 4 persona:

10 kokrra domate të vogla (pomodorini)

8 fletë borzilok

vaj ulliri

ullinj të zinj (12 kokrra)

1 thelbinj hudhër

kripë

250 g djathë mozzarella

rigon

bukë, (preferohen panine)

Përgatitja:

Fillimisht presim bukën në 4 feta të trasha rreth 2 cm dhe therojmë pak në një tigan kundra ngjitjes. I heqim nga zjarri kur të marrin një ngjyrë si të artë, më pas i kalojmë përsipër thelbinë e hudhrës në mënyrë që të marrin pak aromë.

I lemë mënjanë dhe kalojmë në përgatitjen e përbërësve që na nevojiten për të bërë brusketat.

Fillimisht presim mozzarelën në kubikë jo shumë të mëdhenj. Të njëjtën prerje ndjekim edhe me domatet. Në një tas hedhim mozzarelën, ullinjtë e zinj dhe domatet. Masës i shtojmë edhe borzilokun të cilin e copëtojmë me duar, rigonin, vajin e ullirit si dhe pak kripë.

I përziejmë përbërësit mirë e mirë në mënyrë që të marrin shijen e njëra tjetrës.

Vendosim në pjatë bukën dhe lart i shtojmë masën e krijuar.

Redaksia/e.k