Kërkesa për kredi nga ana e biznesve në tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar rritje, por bankat i janë përgjigjur me shtrëngim të kushteve të kreditimit. Ky është përfundimi i raportit të fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, e cila ngre shqetësimin se kredia për biznese ka pasur një ecuri të plogësht dhe të paqëndrueshme.

Për Shoqatën e Bankave, ky është një fenomen prezent prej disa kohësh, për shkak të përfshirjes në listën e zezë të kredive të këqija të 35 korporatave, të cilat kishin peshë kryesore në kreditim, si edhe rritjes se rrezikut të kredive me probleme. 

Edhe për vitin që vjen, pritshmëritë nuk duken shumë optimiste.

Sipas Shoqatës së Bankave në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti, bizneset janë financuar me 9 miliardë lekë më pak, ku rënia më e madhe është në monedhën e vendit.

Tv Klan