BSH dhe AMF: Kujdes nga Bitcoin, është e paligjshme!



Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ngrenë alarmin mbi përdorimin e monedhës virtuale Bitcoin. Institucioni më i rëndësishëm financiar në vend, ka bërë një njoftim zyrtar ku i kërkon qytetarëve që të mos përdorin monedhën Bitcoin, pasi rreziku për të humbur paratë që investojnë është mjaft i madh.

Banka Qendrore sqaron se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licesuar për të kryer transaksione me këtë monedhë, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes. Banka jep edhe shembuj të rrezikut që ka përdorimi i kësaj monedhe edhe pë rata që investojnë jashtë Shqipërisë dhe ka publikuar disa thirrje që ka bërë Banka Qendrore Europiane.

Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shprehet në një përgjigje për televizionin Klan se nuk ka licensuar asnjë shoqëri në aktivitetin Bitcoin dhe se rreziku për ata që blejnë këtë monedhë është i lartë. “Të gjitha aktivitetet financiare të palicensuara mund të jenë skema mashtrimi dhe spekulimi” thotë AMF. Monedha Bitcoin po qarkullon gjithnjë e më shumë në faqet e internetit në Shqipëri duke ofruar fitimeve mjaft të larta. Nuk ka një numër të saktë se sa qytetarë kanë investuar deri tani, por në euro vlera e transaksioneve të saj arriti në 290 milion dollarë.

 Tv Klan

 

Kategori
EkonomiLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
2 Komente
  • ARtist
    14 Korrik 2017 at 16:03
    Përgjigju

    Sigurisht qe eshte e paligjshme per banken shqiptare ,se ia futen 1 her me skemat piramidale si sudja . Duket qe nuk ia kan as idene me te vogel rreth bitcoin , ne nje kohe kur bankat zviceriana i ofrojne klienteve te tyre investimin ne bitcoin , apo fabrikat , kompanite miliona dollareshe ne mbare boten.

  • Gimiii
    14 Korrik 2017 at 16:40
    Përgjigju

    Bitcoin eshte teresisht e ligjshme. Ndoshta mund te kete faqe te palincesuara por ekzistojne me dhjetera kompani te licensuara e teresisht te ligjshme me qendrat e tyre ne Europe. Bankat kane frike nga suksesi qe btcoin ka marre dhe problemi eshte se nje monedhe virtuale i nxjerr jashte loje bankat duke zvogeluar fitimet e tyre. Por ne Shqiperi nuk eshte shume i zhvilluar por keto qelbesirat qe jane ne krye te bankes jane aq te dhene pas fitimeve personale saqe duan te mbyllin cdo mundesi per te rinjte qe te kene sado pak fitime.

  • Përgjigju

    *

    *







    Emisione