Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ngrenë alarmin mbi përdorimin e monedhës virtuale Bitcoin. Institucioni më i rëndësishëm financiar në vend, ka bërë një njoftim zyrtar ku i kërkon qytetarëve që të mos përdorin monedhën Bitcoin, pasi rreziku për të humbur paratë që investojnë është mjaft i madh.

Banka Qendrore sqaron se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licesuar për të kryer transaksione me këtë monedhë, prandaj të gjithë duhet të bëjnë kujdes. Banka jep edhe shembuj të rrezikut që ka përdorimi i kësaj monedhe edhe pë rata që investojnë jashtë Shqipërisë dhe ka publikuar disa thirrje që ka bërë Banka Qendrore Europiane.

Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shprehet në një përgjigje për televizionin Klan se nuk ka licensuar asnjë shoqëri në aktivitetin Bitcoin dhe se rreziku për ata që blejnë këtë monedhë është i lartë. “Të gjitha aktivitetet financiare të palicensuara mund të jenë skema mashtrimi dhe spekulimi” thotë AMF. Monedha Bitcoin po qarkullon gjithnjë e më shumë në faqet e internetit në Shqipëri duke ofruar fitimeve mjaft të larta. Nuk ka një numër të saktë se sa qytetarë kanë investuar deri tani, por në euro vlera e transaksioneve të saj arriti në 290 milion dollarë.

 Tv Klan