Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Turqisë. Marrëveshja u firmos nga Guvernatori i Bankës së Turqisë, Murat Çetinkajà dhe ai i Shqipërisë Gent Sejko.

Të dy krerët e Bankave Qendrore ndanë të njëjtin mendim për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe shkëmbimit të informacionit.

“Në kohën e globalizimit, edhe politikat ekonomike të vendeve që janë partnere tregtare duhet të bashkërendohen”,

tha Guvernatori Sejko.

Tv Klan