Në vendimarjen e saj më të fundit Banka e Shqipërisë vendosi  të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.75%.  Guvernatori  Gent Sejko  tha se gjatë këtij viti pritet rritje progressive ekonomike por punësimi dhe shkalla e shfrytëzimit të prodhimit në ekonomi mbeten sërisht nën potencial.

 

Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

“Inflacioni vazhdon të qëndrojë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Kjo ecuri ilustron faktin se punësimi dhe shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve të prodhimit mbeten poshtë nivelit të tyre potencial. Ajo nënvizon gjithashtu nevojën e ndjekjes së politikave ekonomike stimuluese në afatin e mesëm.”

Si baza për rritjen ekonomike për vitin 2016 guvernatori Sejko sheh përmirësimin e kushteve të financimit dhe nga gjallërimi i kreditimit.  Gjallërimi i kredisë sipas guvernatorit do të vijë nga zbatimi i programit të masave për reduktimin e kredive me probleme .

Tv Klan