Euro vijon të mbetet në nivelin e 126 Lekëve, por ditën e enjte ajo ka njohur një rritje të lehtë me 0.03 pikë përqindje krahasuar me një ditë më parë. Monedha europiane kuotohet në nivelin e 126.89 Lekëve.

Zyrtarisht Banka e Shqipërisë pranon në raportin e Politikës Monetare se ka patur një mbiçmim të lekut gjatë kësaj periudhe, më të fortë edhe se trendi që pati në muajt e fundit të 2015-s.

Banka qëndore është duke mbajtur nën monitorim tregun dhe argumenton se lëvizjet e fundit të vlerës së monedhave lidhen edhe me marrjen e pozicioneve financiare nga kompani të ndryshme në treg, por që ende nuk ka të dhëna të sakta se sa kanë ndikuar në kursin e këmbimit vendas.

Një nga faktorët që ka dobësuar Euron, që numërohen nga Banka e Shqipërisë, është edhe nisja e prenotimeve nga jashtë për sezonin turistik, ndërsa raportohen vëllime më të shtuara të valutave krahasuar me disa muaj më parë.

Megjithatë Banka pret një stabilizim të kursit të këmbimit për sa kohë faktorët nuk janë fondamentalë, por “goditje kalimtare”, siç shprehet ajo.

Tv Klan