blendi klosii

Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, ka paralajmëruar se do të ikin nga puna të gjithë ata inspektorë të sigurimit të të vetëpunësuarve që nuk bëjnë si duhet punën e tyre.

Në analizën e 9 muajve ai tha se numri i të siguruarve në sektorin e bujqësisë ka pësuar rënie në 2015, duke e bërë kështu bujqësinë sektorin me nivelin më të lartë të informalitetit.

Bujqësia është sektori që ka informalitetin më të lartë sa i takon tregut të punës. Ky konstatim vjen nga Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, i cili gjatë një takimi me inspektorët e sigurimit u shpreh se numri i të sigururave në këtë sektor për 2015 ka ardhur në rënie krahasur me 2014.

Duke e konsideruar performancë të dobët të disa inspektorëve, ai ka kërkuar që drejtuesit e drejtorive të largojnë këdo që nuk arrin objektivat.

Ministri Klosi u shpreh se shtimi i numrit të të siguruarve dhe sasisë së kontributeve të derdhura duhet të jetë objektivi kryesor.

Tv Klan