actresssËshtë e vështirë të krahasosh kinemanë turke me ate hollivudiane, por mund të themi që nga viti në vit ajo po njeh zhvillim.

Më shumë se për filmat, kinematografia turke është e njohur për serialet televizive.

Ndër pesë prodhimet më të njohura janë edhe “Ezel” apo “Dashuri e ndaluar”, të transmetuar ekskluzivisht në ekranin e televizionit Klan.

Përveç tyre, gjithnjë e më shumë aktoret turke janë pjesë e hit – paredeve të aktoreve më të bukura në botë.

Në një klasifikim të fundit të realizuar nga revistat më të njohura roze, Turkan Soray, e njohur si Shamikuqja, është cilësuar si aktorja më e bukur turke.

Vendi i dytë i takon 32 vjeçares Tuba Buyukustun, ose Elif, në serialin dramatik, më të ndjekur për momentin, edhe në Shqipëri “Diamante dhe Dashuri”.

Sedef Avci apo Songul Oden, që teleshikuesi shqiptar i identifikon si Meneksheja apo Gymyshi janë në dhjetëshen e më të bukurave.

Në këtë klasifikim kritikët rendisin edhe Beren Saat, Bihteri në serialin e transmetuar në ekranin e Televizionit Klan “Dashuri e ndaluar”.

Duket se seriali “Ezel”, përveç rekordeve në shikueshmëri, është edhe prodhimi me aktoret më të bukura.

Cansu Dere, protagonistja kryesore, në rolin e Ejshanit apo modelja Berrak Tuzunatac, si Bade.

Tv Klan