Të tallësh shokun apo shoqen gjatë orëve që kalon në shkollë është një problem me përmasa shqetësuese. Fenomeni që quhet bullizëm përjetohet nga 85% e vajzave dhe 74% e djemve në moshën 11 – vjeçare.

Studimi kombëtar, i hartuar nga Specialistët e Shëndetit Publik, ka nxjerrë në pah fenomenin shqetësues të përhapur mjaft në grup moshën 11 – 15 vjeç.

Psikologët janë të mendimit se bullizmi krijon probleme psikologjike të fëmijët, duke i shoqëruar ato përgjatë jetës.

Referuar të dhënave, 66% e vajzave dhe 57% e djemve në moshën 13 – vjeç janë vënë në lojë nga bashkëmoshatarët e tyre, e po ashtu edhe 49% e vajzave adoleshente raportojnë të njëjtin shqetësim.

Brunilda Cami/ Tv Klan