AGRON-CANE-1024x687

Aspak i penduar Agron Canaj u deklarua i pafajshëm dhe tha se po goditej politikisht. Por megjithatë gjykata e Sarandës vendosi arrest me burg për 62 vjeçarin që kërkoi seks me një 14 vjeçare në këmbim të një vendi pune për nënën e saj.

Në séancën e caktimit të masës së sigurisë e cila drejtohej nga Enkeleda Doda, i akuzuari ndodhej në sallë së bashku me avokatin e tij Gjergj Ymeraj. Jashtë sallës ndodhej edhe denoncuesja Elvira Gega, gruaja që rregjistroi videon e skandalit seksual.

Një ditë më parë Prokurorja e Sarandës Rita Gjati, zyrtarizoi akuzat ndaj sekretarit të deputetit Koço Kokëdhima, të dyshuarit Agron Canaj, duke akuzuar për “ngacmim seksual” ndaj të miturve dhe “ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune”.

Referuar veprës penale të ngacmimit seksual ndaj fëmijëve, për të cilën dyshohet Canaj, Kodi penal parashikon një dënim nga 3 deri në 7 vjet heqje lirie. Ndërsa për akuzën e ushtrimit të ndikimit të tij, si sekretar i zyrës së deputetit Kokëdhima, për të gjetur një vend pune, Kodi parashikon dënim me gjobë ose deri në 2 vjet burg.

Pavarësisht videos së bërë publike, ku është regjistruar biseda e Agron Canajt me denoncuesen e tij, personi nën hetim nuk ka pranuar se ka kërkuar marrëdhenie seksuale me gruan 40 vjeçare apo me vajzën e saj.

Tv Klan