gjyqtarja

Parashqevi Ademi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk e ka ndryshuar masën për gjyqtaren e Lezhës.

Ajo u arrestua dy javë më parë nën akuzën e korrupsionit.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda gjyqtarja ka marrë 500 mijë lekë të vjetra në këmbim të ndryshimit të një mase sigurie.

Ndërsa avokati sekser në këtë çështje Gjovalin Ndoka mori 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra.

Tv Klan