Musa skuraProkuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Fitim Allën i cili akuzohet për vrasjen e ish-shefit të Krimeve, Musa Skura.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu 9 vjet burg për Vilson Malkurtin dhe Edison Lleshin, personat që shoqëronin Allën ditën kur ndodhi ngjarja në fshatin Suç fare prane Burrelit.

Musa Skura u qëllua me armë zjarri gjatë një aksioni për goditjen e një baze të shitjes së municioneve luftarake në Suç të rrethit Mat.

Ish – shefi i krimeve mbeti i palgosur rëndë. Megjithë ndihmën e specializuar që iu dha në një spital të Foggias në italia, ai nuk arritu t`u mbijetojë plagëve të marra.

tvklan.al