Gjykata e Larte ka rivlerësuar masat për tre të arrestuarit në aferën korruptive, ku është e përfshirë gjykatësja Majlinda Andrea. Togat e zeza nuk kanë ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, marrë në mungesë për Petraq Dashin.

Sipas prokurorisë Dashi është sekseri në këtë histori, pasi është personi që ka dorëzuar 50 mijë euro tek bashkëshorti i gjyqtares Odhise Andrea. Prokuroria ka paraqitur si prova foto dhe video të momentit kur dorëzohet shuma e parave.

Në foto: Petraq Dashi dhe Ilia Çabiri

Petraq Dashi Ilia Çabiri

Edhe Ilia Çabiri do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Ai është personi që i ka paguar paratë sekserit Dashi, së bashku me Eleni Lino. Kjo e fundit u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Lartë.

Hetimet për këtë çështje prokuroria i nisi rreth 2 muaj më parë, pas informacioneve se dy persona nga Saranda po interesohen të paguajnë një shumë të madhe parash, për të marrë pronën me sipërfaqe 40 hektar në Butrint./tvklan.al