burg per terroristetGjykata turke ka lënë në burg 3 terroristët që organizuan sulmin e javës së kaluar në Nigde ku mbetën të vrarë 2 xhandarë dhe një civil.

Sipas agjensive online të gazetave turke “Zaman”, Hyrriet” dhe “ALR”, dy autorët e dentifikuar të këtij sulmi janë Benjamin Xu me nënshtetësi gjermane dhe Qëndrim Ramadani me nënshtetësi zviceriane.

Po sipas të njëjtave burime gjatë seancës gjyqesore Ramadani ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve duke mbrojtur idenë se ka marrë sevap nga Zoti me vrasjet e xhandarmërisë turke.

Ai tha se i jep llogari vetëm Zotit dhe Turqia është me dy fytyra sepse është pjesë e NATO’s.