Gjykata e Kavajës ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Musa Saraçin, 24 – vjeçari i cili vrau me thikë taksistin Idriz Karriqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 Dhjetor të vitit të shkuar, në fshatin Greth. 

Saraçi e kishte marrë viktimën për ta dërguar jashtë Kavajës me qëllimin për t’i grabitur makinën. Por nga frika se 65 – vjeçari Karriqi mund ta denonconte, ai e goditi disa herë me thikë, duke e hedhur me pas trupin në një kanal.

Musa Saraçi u arrestua dy ditë pasi kishte kryer vrasjen. Ai u identifikua nga dëshmitë e kolegëve të viktimës dhe kamerat e sigurisë së një biznesi, ku i riu duket i ulur në vendin e parë të mjetit.

/tvklan.al