Një dënim i paprecedentë është ai i dhënë nga një gjykatë në Berlin. Dy të rinj të moshave 25 dhe 28 vjeç janë dënuar me burgim të përjetshëm pasi kishin sfiduar njëri-tjetrin në një garë shpejtësie me automjete, në një nga rrugët kryesore.

Gara e tyre shkaktoi vdekjen e një 69-vjeçari.

Ngjarja shkaktoi shumë polemika ku u përfshi dhe administrata vendore. Ndërsa gjykatësit shpresojnë se ky vendim të bëjë të reflektojnë të gjithë ata që i japin automjeteve me shpejtësi./tvklan.al