Dy vëllezër të vegjël janë të detyruar të luajnë brenda gjatë ditës sepse janë të dy alergjikë ndaj dritës së diellit.

Kur Vincent 1 vjeç dhe Zakkery 10 muajsh, ekspozohen në dritën e diellit, fytyrat e tyre enjten dhe skuqen shumë.

Nuk është dhënë akoma një diagnozë për djemtë, por doktorët thonë se ata kanë një sëmundje të rrallë që quhet Erythropoietic Protoporphyria (EPP), e cila e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit.

38D5F46000000578-3809490-image-m-2_1474969071194

Prindërit Lisa, 32 vjeç dhe Andrew Mason 43 vjeç, nga Barnsley, s’i lënë të dalin nga shtëpia pa i mbuluar.

Gjatë verës, familja vë një pishinë në dhomën e ndenjes që të duket sikur djemtë janë jashtë duke luajtur, por dhoma qëndron me perde të mbyllura./tvklan.al