Shqiptari Besjan Muja, i konsideruar si një ndër figurat kryesore të bandës së trafikantëve që qëndronte pas drogës me vlerë 750 mijë paund, të kapur në Gloucestershire, është dënuar me 2 vjet burg.

10 persona u arrestuan në operacionin e policisë në disa fabrika kanabisi dhe në prona që kontrolloheshin nga kjo bandë, në Gloucester dhe Cheltenham në 11 Tetor të vitit të shkuar.

Pjesë nga ky operacion u transmetuan edhe në programin e Jeremy Kyle,

The Kyles Files

, që transmetohet në kanalin britanik ITV.

Të gjithë të arrestuarit u dënuan me burg, pasi pranuan akuzat për prodhim të drogës së Klasit B dhe akuza të tjera.

I fundit që u burgos ishte shqiptari Besjan Muja. 31-vjeçari u dënua me 2 vjet heqje lirie nga Gjykata e Bristol të premten e shkuar.

Teksa dha pretencën në Prill, prokurori Ed Hetherington e përshkruajti atë si një prej figurave kryesore të kësaj bande, sëbashku me shqiptarët e tjerë Elis Gashi, Dardan Horhaj dhe Jeton Muja.

Anëtarët e tjerë të bandës: Gurgen Nikoci, Jeton Muja, Krenhmik Muja, Dardan Horhaj, Dritan Muhametaj, Elis Gashi, Ardit Agaaj, Bardhyl Arifaj, Aranit Kasaheri

Muja fillimisht e mohoi akuzën për shpërndarje dhe prodhim kanabisi, por e ndryshoi qëndrimin e tij pak përpara se të niste gjyqi në Prill.

Ai pranoi gjithashtu posedimin e të mirave me burim kriminal, pasi gjatë kohës së arrestimin autoritetet policore i gjetën 7,500 paund kesh në automjet.

Aksioni i policisë britanike erdhi pas një hetimi 8 mujor për këtë bandë, e cila kishte lidhje në Forest Dean, Bristol, Birmingham dhe Liverpool.

Oficerët gjetën 908 bimë kanabis, me vlerë rreth 750 mijë paund, në ato që prokurori Hetherington i përshkruajti si “fabrika tejet të sofistikuara” të prodhimit të kanabisit.

/tvklan.al