Burim Kukeli e nisi me sukses kampionatin në Zvicër. Zyrihu i rikthyer në Superligë fitoi 2 – 0 derbin me Grasshopers. 33-vjeçari luajti si mbrojtës, duke treguar vlerat e tij. Kjo bëri që të përfshihej në formacionin e javës të Superligës së Zvicrës.

Kukeli zgjidhi disa herë situata të vështira falë përvojës së tij, por nuk shmangu ndëshkimin me karton të verdhë. Burim Kukeli është një veteran te Zyrihu, ku luan prej vitit 2012.

Tv Klan