meshkujtMes seksit dhe ushqimit, cila do të ishte zgjedhja e meshkujve?

Sipas një studimi, truri i një mashkulli është i programuar që të zgjedhë automatikisht seksin.

Puna kërkimore e realizuar duke vwzhguar një lloj krimbi mikroskopik të quajtur C.elegans, doli në përfundimin se krimbat meshkuj të cilët duhet të gjenin ushqim dhe në të njëjtën kohë partnere, zgjidhnin pothuajse gjithmonë të kërkonin për këtë të fundit.

Kur shkencëtarët vrojtuan specie të tjera, të modifikuara gjenetikisht për të qenë me të ndjeshme ndaj ushqimit, vunë re se e kishin 10 herë më të vështirë për të gjetur një partner pasi donin të rrinin pranë ushqimit.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Rochester, këto zbulime tregojë se duke ndryshuar cilësitë e një qelize të vetme, mund të ndryshohet sjella e një personi.

E. K