Burrë e grua, të dy e kishin një profesion: Ishin hajdut banesash. Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Petrit Kallmeti, ndërsa ka nisur procedim penal për bashkëshorten e tij.

Të dy, burë e grua, dyshohet se kanë vjedhur tre banesa në Bubq, ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

Gruaja e 40-vjeçarit u kap nga shërbimet e policisë, duke transportuar objektet e vjedhura në banesat e shtetasve të mësipërm me automjetin tip “Lançia”.

Vjedhjet e dyshuara

Më datë 02.02.2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.K. 45 vjeç, banues në Bubq, Krujë, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

-Më datë 02.02.2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit P.K. 56 vjeç, banues në Bubq, Krujë, u kanë marrë oriendi shtëpiake.

-Më datë 02.02.2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Sh. 55 vjeç, banues në Bubq, Krujë, ku kanë marrë oriendi shtëpiake. /tvklan.al