Një i moshuar u masakrua me shufër hekuri në mes të qytetit të Vlorës dhe policia ka arrestuar autorin. ABC News ka siguruar pamjet ku tregohet se si autori sulmon 63- vjeçarin.

I gjymtuar, 63- vjeçari Mentor Mustafaraj ndodhet i shtruar ne spital. Siç shikoni dhe nga pamjet e një kamere sigurie pranë vendit të ngjarjes, ai u qëllua me leva nga një person i maskuar. Ngjarja ndodhi të enjten në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

https://www.youtube.com//embed/71wlGLjSJQ0

Musfaraj ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në këmbë. Në pamje duket autori me shufër hekuri  duke e goditur të moshuarin derisa rrëzohet. Duhej ndërhyrja e personave të tjerë që maska të largohej . Aktualisht i dëmtuari ndodhet në spitalin e Vlorës.

Për këtë ngjarje policia ka vendosur në pranga Elton Zotajn 37 vjeç dhe nuk sqaron motivin e ngjarjes. Dhe pse Mustafaraj është i dëmtuar në të gjithë trupin, policia e cilëson akuzën ndaj autorit “Plagosje e lehtë me dashje”.  Por thekson se midis të dëmtuarit dhe të arrestuarit ka patur edhe përplasje të tjera të mëparshme. Vetë i plagosuri thotë se autori është lidhje farefisnore e një gjyqtari i cili e mbron./abcnews.al