Një grua ka mbetur viktimë e dhunës së bashkëshortit këtë të enjte në Patos.

53 – vjeçari Arben Hoxha goditi me thikë bashkëshorten e tij 52 – vjeçare L.Hoxha. Ajo u dërgua menjëherë drejt spitalit të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:05 në banesën e çiftit, në fshatin Kuqar.

Policia shoqëroi 53 – vjeçarin Hoxha dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./tvklan.al