Një burrë ka qëlluar veten dhe gruan e tij aksidentalisht ndërkohë që po diskutonin për të shtënat në një kishë në Tennesse, SHBA.

Sipas

The Independent, 

burri rreth të 80-ave, ka shkrepur aksidentalisht armën e tij gjatë një dreke në Kishën e Parë Metodiste të Bashkuar. Ndërsa kishin mbaruar së ngrëni, grupi filloi të diskutonte për të shtënat në kishë, siç ishte vrasja e ndodhur kohët e fundit në një kishë në Sutherland Springs të Teksasit.

Kjo ndodhi kur ai nxorri pistoletën e tij dhe filloi ta tregonte atë te disa burra në kishë.

“E mbaj armën time kudo me vete”,

 tha ai, sipas policisë.

Para se t’ia tregonte burrave, ai hoqi karikatorin dhe pastroi armën. Më pas ai vuri karikatorin në vend dhe me sa duket e mbushi me fishekë.

Ai më pas tërhoqi këmbëzën aksidentalisht, duke bërë që një plumb të kalonte nga dora e tij dhe më pas në barkun e së shoqes.

“Ai thjesht harroi se karikatori ishte i mbushur”,

tha një oficer policie.

Çifti u dërgua në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. Sipas Washington Post, ata janë në një gjendje të qëndrueshme./tvklan.al