Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Pogradec.

‘Motivet e dobëta’ janë bërë shkak për një krim në familje, në fshatin Blacë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, 49 vjeçari Bashkim Mekolli, dyshohet të ketë vrarë me sqepar dhe thikë bashkëshorten e tij, po 49 vjeç, Demirkë Mekolli.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilët shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar.

Pas krimit, babai i autorit rrëfeu se e kishte gjetur të birin në oborrin e shtëpisë, me thikë në dorë. Sipas tij, 49 – vjeçari vuante nga depresioni.

Në oborr e gjeti edhe policia, kur e arrestoi.

Përpara se të prangosej ai i kishte thënë të atit se gruaja nuk duhej të varrosej në fshat, por në vendlindjen e saj, në Lushnje. Nuk ka dhënë asnjë detaj për motivet. As në polici, pasi nuk ka pranuar të flasë. /tvklan.al

Demirkë Mekolli, viktima

Shtëpia ku ndodhi vrasja