Ishte ora 11:00 kur salla operative e policisë Kavaje u njoftua për krim në familje. Sami Metushi 57-vjeç, vrau me thike bashkëshorten e tij Sose Metushi, 55-vjeçe, nënë e pese fëmijëve.

Ngjarja ndodhi në fshatin Karpen të Kavajës në banesën e bashkëshortëve pas një sherri banal. Ne banesë ndodhej edhe njeri nga djemtë e çiftit, por nuk mundi të shmangte tragjedinë.

Sipas fqinjëve çifti Metushi merrej me rritjen e gjelave të detit dhe serave dhe kurrë më parë nuk kishin dëgjuar konflikte mes tyre.

Pak minuta pas krimit policia vuri në pranga autorin, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çifti Metushi kishte disa vite që ishte vendosur në fshatin Karpen pas shpërnguljes nga vendlindja e tyre, Elbasani.

Tv Klan