Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar sot për ndalimin e Ramush Haradinaj gjatë ditës së mërkurë në Francë.

Bushati thotë se ndalimi i Haradinajt bazuar në një urdhër arresti të 2004 të lëshuar nga Serbia, është i dënueshëm, kur dihet botërisht se drejtësia ndërkombëtare e ka çliruar atë nga të gjitha akuzat.

Ai i bën thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn.

“Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës 

do të dështojë, sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në 

Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK­ -ja iu kundërvunë”,

shprehet Ministri.

Sipas tij, ky akt për fat të keq dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – ­Serbi.

“Proces, i cili kërkon gjurmë provash të pakundërshtueshme, e jo përbetime artificiale, për të ecur me vendosmëri përpara, duke hequr dorë nga provokimet dhe aplikimi i metodave që s’kanë aspak lidhje me të ardhmen e përbashkët të Kosovës e Serbisë në familjen europiane”,

e mbyll reagimin e tij Ministri Bushati./tvklan.al