Në kuadër të punimeve të Ministerialit të NATO-s në Bruksel, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me homologun holandez, të cilin e informoi mbi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe, veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vettingut.

Bushati theksoi  se Shqipëria  është tashmë e përgatitur për të hedhur hapin vijues në procesin e integrimit.

Ndërsa ministri holandez tha se perspektiva e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE është e padiskutueshme.

“Vijimësia në arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do ta bëjë të natyrshme mbështetjen për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit”

, – theksoi ai. 

Tv Klan