Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka nisur një vizitë zyrtare në Francë në kuadër të turit për të bindur vendet skeptike për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Në takimin me ministren për Çështjet e Evropës, Natali Luazo’, në fokus ishte raporti i Komisioni Evropian për progresin e bërë nga vendi ynë në adresimin e 5 prioriteteve kryesore.

Bushati tha se vendimi për hapjen e negociatave do të ishte një nxitje e mëtejshme për zbatimin e reformave të ndërmarra, përfshirë reformën në fushën e drejtësisë.

Ministrja franceze vlerësoi progresin e bërë nga qeveria shqiptare sa u përket 5  prioriteteve kyçe, duke evidentuar nevojen e vazhdimësisë dhe thellimit të zbatimit të reformave.

Tv Klan