Duhet të ishte një diskutim mbi projekt-buxhetin e 2018, por seanca e paradites u shfrytëzua më shumë si një seancë akuzash dhe kundër akuzash politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Rama e cilëson si dokumentin që hedh hapat për formimin e një shteti demokratik, ndërsa Basha si dokumentin që i lejon krimit të futet në ekonomi.

Sipas kreut të opozitës, buxheti është mbështur në 3 shtylla që i japin mundësi oligarkëve dhe njerëzve të krimit të kapin çdo koncesion dhe projekt të qeverisë.

Kriminal Basha quan dhe projektin e qeverisë për të lehtësuar investitorët që do të ndërtojnë hotele me 5 yje. Por  kryeministri e sfidoi kryeopozitarin duke i përmendur emrat e 5 prej sipërmarrësve më të medhenj vendas të interesuar për të investuar në këtë projekt të qeverisë.

Nuk munguan dhe akuzat personale për familjaret e tyre.

Basha i bën thirrje kryeministrit për të bërë një zgjedhje politike që do të kishte më pak kosto për vendin.

Tv Klan