buxhukuNdërhyrja e qeverisë në tregun e hidrokarburave është një nismë që duhet përshëndetur, por që sipas Konfederatës së Industrive duhej ndërmarrë me herët për të frenuar abuzimet dhe shmangien e kompanive nga detyrimeet fiskale.

Një tjetër pasojë e keqfunksionimit të këtij sektori sipas Buxhukut është dhe abuzimi me cilësinë e karburanteve.

Ditët e fundit nafta dhe benzina kanë njohur rritje në tregun me pakicë, ndërsa pritet që çmimi të kapë nivele edhe më të larta për shkak të luhatjeve në bursat ndërkombëtare.

Tv Klan