1Borussia Dortmund ka zyrtarizuar emrin e zëvendësuesit të Jurgen Klopp. Prej 1 korrikut të këtij vitit ekipi do të drejtohet nga Thomas Tuchel.

Ish-trajneri i Mainz ka firmosur një kontratë 3 vjeçare. Emri i tij ishte lakuar nga mediat vendase.

Tuchel ka detyrë të vështirë, pasi duhet të bëjë më shumë se Jurgen Klopp që pas 7 vitesh në krye të Dortmund vendosi të largohej. Klopp i dha Borussia Dortmund 2 tituj kampion dhe e dërgoi në finalen e Champions League në vitin 2013.

Tv Klan