Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka deklaruar se ka skaduar në mesnatë afati i listave për regjistrimin e kandidatëve për deputetë. Ai ka shtuar se nëse KQZ do e bënte diçka të tillë do ishte shkelje ligji dhe do tregonte njëanshmëri të madhe politike.

Çdo regjistrim do ishte shkelje ligji. Kodi zgjedhor ishte shumë i qartë. Regjistrohen listat jo më vonë se 50 ditë nga afati i zgjedhjeve në datën zyrtare më 18 qershor.

Është data 29 Prill dhe çdo regjistrim do të ishte i paligjshëm.

KQZ nuk ka asnjë mundësi ligjore më të regjistrojë listat, jo të ndryshojë rregulloren apo kodin zgjedhor. Do ishte paligjshmëri dhe do tregonte njëanshmëri të madhe politike.

Askush nuk regjistron dot me lista. Nga mesnata dje ka përfunduar ligjërisht regjistrimi.”/

tvklan.al