Për rreth 20 minuta Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin Bujar Nishani në presidencë.

Biseda mes tyre u zhvillua larg vëmendjes se medias dhe asnjëra nga zyrat e shtypit të dy institucioneve nuk dhanë detaje mbi qëllimin e takimit

Por burime nga palët thanë për televizonin Klan, se është diskutuar për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Reformën në Drejtësi.

Takimi vjen në mesin e debatit që ka shkaktuar projektligji i miratuar nga qeveria të mërkurën për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Me largimin nga presidenca dhe pas një ndalese disa minutëshe në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit, Meta i shoqëruar nga ministri i drejtësisë, ai i transporteve dhe kreu i grupit parlamentar, i’u bashkua Kryeministrit Rama dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizit në takimin e përjavshëm të njësisë së koordinimit të koalicionit qeverises, në vilën 30.

Reforma në drejtësi dhe negociatat me opozitën për të miratuar ndryshimet kushtetuese me konsensus ishin pikat ku është përqëndruar takimi.

Kryeministri Rama, duke dalë nga takimi në krah të ministrit të drejtësisë i’u drejtua gazetarëve me një batutë që lajmëronte se nuk do të kishte deklaratë zytare.

Tv Klan