caji per kancerinPirja e çajit apo lëngut të portokallit mund të ulë riskun e prekjes së femrave nga kanceri ovarian apo siç njihet ndryshe kanceri i vezoreve.

Një studim i cili ka zgjatur rreth 30 vjet ka zbuluar se përbërësi që gjendet në çaj apo lëngun e portokallit mbron kundër sëmundjes shkatërruese.

Kanceri ovarian i njohur si vrasësi i heshtur, vetëm në Britaninë e Madhe prek rreth 7000 gra në vit e vret më shumë se 4000.

Universiteti i shkencëtarëve në Anglinë Lindore, ka studiuar dietat e 171.940 femrave të moshës 25 deri 55 vjeç për më shumë se 3 dekada e ka zbuluar se ato të cilat konsumonin çajin, verën e kuqe, mollët dhe frutat agrume, kanë pasur rrezik më të ulët të zhvillimit të tumorit ovarian.

Dr. Simon Newman, i cilia ka udhëhequr studimin ka bërë thirrje për të gjitha gratë në botë që përderisa rreziqet e kancerit ovarian janë komplekse, askujt nuk i bën keq një mënyrë e shëndetshme jetese me ushqim e dieta të kuruara.

Ai ka thënë gjithashtu se gratë duhet të interesohen nëse familjaret e tyre kanë pasur raste të kancerit ovarian, sepse është e trashëgueshme dhe nëse po, duhet të bëjnë kujdes të dyfishtë.

K.P