Banorët e një fshati në Nigeri vranë një gjarpër gjigant pasi dyshonin se kishte gëlltitur një viç.

Por ndryshe nga sa mendonin ata, zvarraniku ishte i fryrë pasi ishte shtatzënë.

Në këtë foto të publikuara nga “DailyMail” dallohet se gjarpëri nuk ishte mbipeshë nga vakti i fundit që kishte ngrënë, por kishte brenda tij me dhjetëra vezë.

1

Banorët e zonës mësohet se e vranë pasi prej kohësh dyshonin se u hante bagëtitë.

Ndonëse nuk është e qartë se çfarë lloji gjarpëri ishte, shumë prej gjarprinjve mund të prodhojnë mbi 100 vezë.

Ndërkohë, komentuesit në internet nuk kanë shprehur simpati të veçantë për zvarranikun. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë konsideruar diçka tepër të mirë faktin se me qindra bebe nuk do të kenë mundësinë të lindin.

3

Sipas “DailyMail”, bazuar nga fotot, që duket se është rreth 30 i gjerë dhe disa metra i gjatë, zvarraniku mund të jetë një anakonda./tvklan.al