Në Mainz të Gjermanisë u zhvillua konferenca e 62 e Policisë Kriminale Gjermane (BKA) me temë “Kriminaliteti në Gjermani i ndikuar nga krizat dhe konfliktet mbarëbotërore”.

Me ftesë të veçantë të Presidentit të Policisë Kriminale Federale të Gjermanisë Z.Holger Munch në konferencë ishte ftuar për të marrë pjesë edhe një delegacion i Policisë Shqiptare i kryesuar nga Drejtori Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Kjo konferencë mbart një rëndësi të veçantë pasi bën një analizë të detajuar të problemeve globale duke u përqëndruar më pas tek pasojat që sjellin krizat në Gjermani dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Në këtë konferencë ishin të ftuar shumë personalitete të larta nga fushat e zbatimit të ligjit, ekonomisë, shkencave sociale dhe politikës si nga Gjermania ashtu edhe nga vende të BE-së si dhe jashtë saj.

Gjatë konferencës referuan Ministri i Brendshëm Federal i Gjermanisë Dr.Thomas de Maizere, Presidenti i BKA-së Z.Holger Munch, Drejtori i Policisë Kombëtare të Hollandës Z.Erik Akerboom, Zv/Presidenti  i Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë Profesor Doktor Ferdinand Kirchhof si dhe shumë personalitete të tjera nga fushat e lartëpërmendura./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”67″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]