Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako mori pjesë në Konferencën e 123-të të IACP-së, (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Konferenca u  zhvillua në San Diego California, SHBA,  nën moton: “Komuniteti juaj, Siguria juaj, Ndikimi juaj, Prioriteti ynë.”

Sëbashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe delegacionin shqiptar, ishin të pranishëm dhe zoti Stepfen Bennett, Menaxher i Programit ICITAP  për Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe stafi i tij.

Drejtori i Policisë së Shtetit u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, e cila e përgëzoi për punën e bërë nga policia e shtetit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Çako, e falënderoi zonjën Lynch, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për policinë shqiptare dhe i dhuroi asaj stemën e Policisë së Shtetit./tvklan.al