CakranDy komunat në qarkun e Fierit, Cakran dhe Frakull kundërshtojnë reformën e re territorial – administrative.

Përfaqësuesit e 13 fshatrave të Cakranit nënshkruan këtë peticion.

Ata i kërkojnë qeverisë të mos shpërbëje komunën e tyre, në të kundërt Cakrani do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme vendore të 2015.

Kryetari Vladimir Korçari dhe anetarët e këshillit komunal, të të gjitha forcave politike thonë se Cakrani është një njësi administrative që i përmbush të gjitha kriterët për të qenë e tillë.

Qëndrimit të drejtuesve vendore të Cakranit i është bashkuar edhe komuna Frakull. Kreu i saj Viktor Cervanaku bashkë me tetë drejtuesit e fshatrave shprehen se ndarja e re administrative do t’i përjashtojë ata nga çdo lloj investimi.

Kundër ndarjes që i është dërguar tashmë Parlamentit u shpreh edhe kryetari i Komunës së Shëngjinit. Reforma e bashkon për herë të parë pas viteve 90 Shëngjinin me Lezhën. Edhe Dukagjini e Orikumi, si dhe disa fshatra të minoritetit grek e kanë kundërshtuar ndarjen e re.

Tv Klan