Të gjithë tatimpaguesit tashmë do të kenë shërbimin “call center”. Një strukturë e re është ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila njofton bizneset për datat e pagesave të taksave, kohën për rinovimin e licencave dhe afatet për dorëzimin e bilanceve. 

Kjo qendër përmes një numri pa pagesë ofron për çdo sipërmarrës apo individ që është subjekt tatimesh, përgjigje në kohë reale dhe informacione, duke shkurtuar kohën dhe shmangur vizitën në sportel.

Në materialin e dërguar nga Ministria e Financave sqarohet se nga data 1 shkurt janë telefonuar 25 mijë biznese, ndërsa mesatarisht operatorët e këtij shërbimi kryejnë 1 000 njoftime në ditë.

Tv Klan