DiazKjo javë ka qenë e mbushur me rrëfime interesante nga aktorja e famshme, Cameron Diaz. Vetëm dy ditë pasi aktorja deklaroi se ishte mirënjohëse ish të dashurve, 40 – vjeçarja vjen me një tjetër rrëfim.

Sipas saj, nuk ekziston një mashkull i cili mund t`i plotësojë të gjitha kapriçot e një femre, ndaj dhe njeriu provon dhe zgjedh edhe nëse është krah dikujt tjetri.

Për gazetën britanike “The Mirror” ajo shprehet se, ndonëse ka pasur eksperienca të shumta me meshkujt, nuk ka arritur të gjejë një mashkull që të mund t’ia plotësonte të gjitha dëshirat.

Por jo vetëm kaq, në dashuri, aktorja është tepër e hapur sa i përket eksperiencave të reja dhe nuk e dënon poligaminë.

“E pse jo? Përse duhet të konsiderohet diçka kaq e shëmtuar”, tha Diaz kur u pyet nëse do të frekuentonte ndonjëherë disa meshkuj njëkohësisht.

Edlirta Kalaja