david_cameron_0

Kryeministri David Cameron deklaroi para Parlamentit britanik se sulmet kundër Shtetit Islamik në Siri janë në interesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar. Është e nevojshme të zgjerojmë praninë tonë ushtarake kundër ISIS në Siri, duke i goditur terroristet ne zemren e tyre, me synimin për të shmangur sulmet e mundshme terroriste në vend nga grupi ekstremist, tha Cameron.

Ai mohoi se do ta bënte Britaninë e Madhe një shënjestër më të madhe për ISIS-in. Kryeministri britanik iu drejtua Komisionit parlamentar të Çështjeve të Jashtme i cili në fillim të muajit nëntor është shprehur kundër sulmeve ushtarake, duke vlerësuar se Londra duhet të përpiqet të zgjidhë çështjen në mënyrë diplomatike.

Por qëndrimi i tij i ashpër vjen pas sulmeve terroriste në Paris. Kryeministri francez Fronsua Holond vazhdon ndërkohë ofensivën diplomatike. Pas takimit në Uashington me presidentin Obama, Holond priti kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin italian Mateo Renci. Edhe kancelarja Merkel u shpreh pro sulmeve kunder ISIS.

Holond, në mbrëmje do të fluturojë për në Moskë në përpjekje për të bindur presidetin Putin për të bashkuar forcat kundër Shtetit Islamik.

Tv Klan