cameronKryeministri britanik David Cameron, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së BE që vendi i tij të paguajë 1.7 miliardë stërlina ekstra në buxhetin e përbashkët të Unionit për 7 vitet e arshëm.

Kjo shumë përbën gati 1/5 e kontributit aktual të Britanisë në buxhetin e BE, që është 8.6 miliardë stërlina.

Kameron tha në Bruksel në përfundim të samitit 2-ditor të liderëve të BE – ku u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik, se nuk ka ndër mend ta pranojë këtë shantazh.

Britania nuk është vendi i vetëm që duhet të kontribuojë shuma shtesë në buxhetin e përbashkët, ndërsa nga kalkulimet Gjermanisë, Francës, Danimarkës, Polonisë e Austrisë do t’u rimbursohen  më shumë se 2 miliardë stërlina.

Ndërsa një mbledhje e Ministrave të Financave me kërkesë të Londrës është parashikuar të mbahet së shpejti. Kjo çështje ka hapur një të çarë të re në marrëdhëniet e Londrës me pjesën tjetër të anëtarëve të BE, duke e nxitur akoma edhe më shumë idenë e një referendumi për daljen e Britanisë nga Unioni.

Tv Klan