edgar-cani

Edgar Çani e gjen ekipin e ri në momentet e fundit të merkatos. Ai do të luajë për Pizën në Lega Pro. Sulmuesi shqiptar firmosi një marrëveshje për 1 sezon me të drejtë rinovimi për një të dytë. Në këtë ekip trajner është Xhenaro Gatuzo, i cili prej 2 vitesh ka nisur karrierën e trajnerit.

Çani vjen te Piza pasi e kishte kërkuar edhe Breshia. Ekipi i tij i fundit ishte Lidsi, ku në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar luajti vetëm pak minuta duke hyrë në fushë si zëvendësues. Edgar Çani ka qenë pjesë edhe e shumë skuadrave në Itali, po ka luajtur edhe në Poloni.

Tv Klan