cani_ekonomia

Parashikimet e qeverisë se në vitin 2016 do të mbledhin 30,7 mld lekë më shumë të ardhura se në planin e vitit 2015 kanë nxitur debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Sipas Ministrit Cani, vetëm nga Tatimet dhe Doganat priten 8% me shumë të ardhura. Por deputetë të opozitës akuzuan Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani se nuk ka realizuar dot të ardhurat në dy vite edhe pse rriti taksat. Opozita kërkoi plan realist të të ardhurave pasi sipas llogarive të saj, plani i hartuar për vitin që vjen, rezulton me 12 miliardë mosrealizim.

Ministri Cani tha se vitin e ardhshëm do të ketë reformë të thellë në drejtim të përmirësimit të mbledhjes së të ardhurave që do të prekin edhe administratën fiskale.

Tv Klan